VLLAZNIA- TIRANA (0-1)
Vllaznia vs Tirana, kryendeshja e javes u fitua me plote merite nga Tirana e cila dominoi totalisht. Pati nje qarkullim te mire te topit, me kombinacione te bukura, u mbrojt shume mire, tregoi personalitet ne fushe duke dhene leksion futbolli ndersa Vllaznia per pjesen me te madhe te lojes u mbrojt me 10 lojtare poshte linjes se topit. U mundua te dale perpara me topa te gjate dhe te shfrytezoje ndonje goditje standarte gje qe eshte shume pak per nje ekip me emer si Vllaznia, aq me teper kur ka bere nje merkato te gjere duke afruar 15 a 16 lojtare.
TEUTA- LUFTETARI (1-1)
Teuta vs Luftetari, nje ndeshje e lehte ne leter por qe nuk rezultoi ashtu pasi djemte e rinj gjirokastrite po mundohen te evidentohen dhe japin maksimumin duke marre nje pike te merituar. Teuta la 2 pike sepse nuk e kish pergatitur ndeshjen si duhet duke mos e vleresuar kundershtarin duhet te tregoheshin cinik per te mbyllur takimin qe ne minutat e para sepse pastaj presioni i pikeve i vuri ne veshtirrsi dhe u ndeshkuan ne fund.
KUKESI- LAÇI (3-1)
Kukesi vs Laçi fitore e merituar e Kukesit, fale individualiteteve qe ka ne ekip por duhet permiresohet ne fazen mbrojtese sepse nje ekip qe pretendon titullin duhet qe mos te ndeshkohet ndeshje per ndeshje. Ndersa Laçi sot nuk tregoi asgje, mbrojtje e brishte dhe sulm apatik. Ndeshje qe duhet ta harroje sa me shpejt.
PARTIZANI- FLAMURTARI (2-0)
Partizani vs Flamurtari, ndeshje pa shume histori e ardhur ne momentin e duhur per Partizanin qe te çlirohet psikologjikisht pasi vinte nga nje periudhe e veshtire.
SKENDERBEU- BYLIS (1-1)
Skenderbeu vs Bylis, ndeshje e forte. Nje barazim qe e penalizon Skenderbeun qe dhe pse prodhon loje, s’po merr pike ndersa Bylis vuan sindromen e arbitrimit. Nervat nuk po e lene te prodhoje loje e te marre pike megjithate grinta nuk i mungon dhe mori nje pike te rendesishme.