TEUTA- VLLAZNIA (3-1)
Teuta vs Vllaznia, fitore e merituar e Teutes dhe pse mori nje goditje te shpejte, diti te rikthehet fale dhe gabimeve individuale por dhe kolektive te lojtareve shkodrane qe per hir te se vertetes zhgenjyen sot. Ndoshta dhe per disa gabime ne perzgjedhje dhe vendosje nga trajneri si dhe ne taktiken e perdorur. Teuta pati qetesi, qe e mirevendosur ne fushe por duhet te mesohet te vleresoje çdo kundershtar ndersa tek Vllaznia duhet nje analize e thelle qe situata te mos agravohet.

LUFTËTARI- FLAMURTARI (0-1)
Luftetari vs Flamurtari, fitore morali e vlonjateve, me teper per statistike. Jane dy skuadra qe e kane prere bileten per kategorine e pare.

BYLIS- KUKËSI (1-1)
Bylis vs Kukesi, ndeshje e forte dhe barazimi qe rezultat i drejte, megjithese Kukesi duhej ta mbyllte ndeshjen sepse i pat hapesirat qe i duheshin, por i mungoi konkretizimi. Ndersa Bylisi u shperblye ne aksionin e fundit per deshiren qe tregoi, megjithese rrezikoi duke kaluar shpesh ne aventure. Mendoj se Kukesi humbi 2 pike ne kete ndeshje.

TIRANA- SKËNDERBEU (1-1)
Tirana vs Skenderbeu, nje ndeshje e bukur, me ritem, e dyluftuar. Nje rrezultat i drejte per çka dhane skuadrat ne fushe. Mendoj qe ishte ndeshje vitrine per futbollin shqiptar, qe nga stadiumi, menyra e te luajturit, numri i tifozeve etj.

LAÇI- PARTIZANI (1-3)
Laci vs Partizani, fitore me vlera e Partizanit qe rikthehet ne lufte per titull. Ekipi ka gjetur ekuilibrat dhe moralin pas disfates ne kupe, ndersa Laçi vuan lodhjen fizike si dhe disa rezultate negative te ndeshjeve te fundit. Ka probleme ne mbrojtje dhe sa ma shpejt duhet te reagoje per te mos kompromentuar objektivat.