KUKËSI- TIRANA (1-2)
Kukesi vs Tirana, nje ndeshje me nivel shume te larte. Raste, gola, dyluftime, ritem, taktike, tifozllek. Rezultati me i drejte ndoshta ishte barazimi. Duro mendoi shpejt per te ruajtur rezultatin dhe nderrimi i Shkurtajt mu duk i nxituar. Tek Tirana lojtaret e repartit te sulmit po bejne diferencen me driblimet dhe kreativitetin qe posedojne. Perfundimisht titulli luhet ne aksin Tirane- Kukes.
VLLAZNIA- LUFTËTARI (4-0)
Vllaznia vs Luftetari, ndeshje pa shume histori. Luftetari u mundua te rezistonte dhe ne njefare menyre ia arriti deri ne momentin qe pesoi golin e dyte. Per Vllaznine ishte nje test i mire per finalen e javes se ardhshme kunder Skenderbeut ne menyre qe te shmang zonen e play out-it.
FLAMURTARI- LAÇI (1-3)
Flamurtari vs Laçi, fitore e lehte e Laçit kunder nje ekipi te dorezuar. Fitore qe erdhi ne nje moment te mire, pasi skuadra e Laçit kishte nje ngerç psikologjik ne ndeshjet e fundit dhe besoj se kjo fitore i ka futur ne rrjedhen e duhur ne drejtim te zones europiane.
PARTIZANI- BYLIS (2-2)
Partizani vs Bylis, nje barazim qe per Bylisin eshte nje fitore pasi te rikuperosh 2 gola ne transferte do nje karakter te forte. Tek Partizani vihet re qe nuk ka stabilitet jo vetem nga ndeshja ne ndeshje por dhe brenda nje 90 minuteshi. Me kete performance, titulli per Partizanin eshte shume larg.
SKËNDERBEU- TEUTA (3-2)
Skenderbeu vs Teuta, ndeshje e bukur me raste, futboll i hapur por rezultati me i drejte ishte barazimi. Tek Teuta mungesat e bene te veten, ndersa tek Skenderbeu shihet dora e nje trajneri me shume eksperience qe kete jave ka nje finale ne Shkoder per te shmangur zonen play-out.