Duhen edhe diçka me shume se 2 muaj qe te startoje kampionati i ri i “Abissnet Superiore” dhe per kete arsye eshte ende heret per te parashikuar se çfare pritet te ndodhe megjithate skuadrat kane filluar te konturohen sa i takon perberjeve te tyre, rrjedhimisht edhe objektivave.
Gazeta “Shkodra Sport” permes nje analize, do te marre ne shqyrtim levizjet e te gjithe ekipeve dhe pretendimet qe ato prutet te kene ne sezonin futbollistik 2023-2024.
Keshtu, Partizani kampion ne fuqi pavaresisht ndryshimit te stafit teknik pritet te kete serish te njejtin pretendim, te shpallet kampion edhe ne sezonin e ri dhe per kete arsye, perveçse ka ruajtur boshtin e ekipit, po synon te beje edhe perforcime te tjera.
Nderkohe Tirana ka mbajtur trajnerin Shehi dhe pavaresisht ndonje largimi te rendesishem, ka marre lojtare si Latifi, e ndonje tjeter dhe kjo tregon se bardheblute do jene gjithnje aty ne gare per kreun dhe titullin.
Egnatia nga ana e saj, ashtu siç u shpreh presidenti Demrozi pas fitimit te Kupes, ne sezonin e ri tashme do te kete objektiv titullin kampion. Dhe perveçse ka mbajtur gjithe lojtaret e sezonit te kaluar, po perforcohet edhe me te tjere dhe marrja e Aleksit i tregon qarte ambicjet e rrogozhinasve.
Vllaznia sakaq eshte tjetersuar. I eshte larguar nje formacion i tere dhe bashke me te edhe trajneri. Tashme ne krye te skuadres eshte Memelli, nderkohe qe drejtuesit e klubit po ndjekin nje politike tjeter, ate te rekrutimit te lojtareve me me pak emer, por me me shume deshire. Objektivi minimal duket se do jene Kupat e Europes dhe rruges pastaj mund te shohin edhe per me shume.
Laçi njeh vetem largime dy muaj para startit te kampionatit dhe kjo krijon idene se nuk do te ndertoje nje ekip pretendent, por drejtuesit e tij shpehshere kane treguar se ia dalin te ndertojne diçka te forte dhe konkurruese.
Teuta ka pesuar ndryshime. Nuk eshte me ne krye trajneri kampion Martini, por stoli i eshte besuar italianit Longo qe ka treguar gjera te bukura tek Kukesi, por edhe deshtim te Flamurtari. I jane larguar emra te rendesishem si Kallaku, L. Vila, Gruda etj dhe duhet pare se me ke do t’i zevendesoje. Maksimumi i pretendimeve te durrsakeve mund te jene zona “Euro”.
Kukesit i jane larguar 15-16 lojtare deri tani dhe tashme edhe me problemet e presidentit Gjici, duket se askush nuk e ka mendjen tek ajo qe do te ndodhe. Koha ka ende ne dispozicion per te ndertuar skuadren, por nese nuk shpejtohet situata mund te precipitoje dhe kukesianet mund te jene ne gare per te mos rene nga kategoria.
Erzeni shpetoi vetem ne play-out sezonin e kaluar dhe sigurisht qe ne kete tjetrin do te tentoje te beje mire. I jane larguar disa lojtare nderkohe qe ende nuk dihet se kush do te jete trajneri. Me siguri do te kerkoje vetem qe te qendroje serish ne Superlige, jo me teper.
Skenderbeu rikthehet ne mes ekipeve me te mira te vendit, por duket se nuk do te ndertoje nje skuader me emra te bujshem. Drejtuesit po i besojne kryesisht elementit te ri dhe si rrjedhoje nuk pritet te kete synime te larta ne sezonin e ri.
Dinamo rikthehet ne Superlige por drejtuesit e saj nuk duan te bejne gabimet e dy sezoneve me pare kur hyne ne gare me objektiv titullin dhe ne fund rane nga kategoria. Po bejne levizje te kujdesshme dhe maksimumi qe mund te synojne do jene Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/