Nga Ridvan TULA
Ajo qe personalisht prisja ndodhi edhe pse mes ankthit.
E megjithate po ta shohesh me qetesi ne kete ndeshje, vendosi gabimi trashanik i mbrojtesit lushnjar qe jo vetem vendoset keq, por zgjedh edhe menyren me te veshtire te reagimit.
Pra, ne rastin e golit te pare kemi nje mbrojtje te vendosur ne vije te drejte dhe mbrojtesin qe kontrollon te vendosur rreth 5 metra mbrapa shokeve.
Gabim ne vendosje qe pasohet me reagim tjeter te gabuar kur pasimi i deklaruar i Likes shume i thjeshte per t’u kthyer në të pavlefshem me vetem nje hap para, i jep mundesine Sukajt te vazhdoje aksionin dhe te shenoje.
Nuk jam duke u munduar te anashkaloj vlerat e ekzekutimit perfek pasim-finalizim, por ajo qe me shqetson eshte se: A do te na dhuroje Teuta nje gol te tille?
Dhe si gjithmone frika çfare Vllaznie do te kemi ne ndeshjen e ardhshme.
A do te kemi nje Vllazni te vetekenaqur?
Uroj qe te kemi nje Vllazni qe te dije te kuptoje se ndeshja per t’u fituar eshte ndeshja me Teutën. Ne kete ndeshje luhet gjitçhcka per vetem një rezultat: FITORE.