Mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes kanë detyruar trajnerin Edi Reja që të përfshijë në listën për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve edhe Arlind Ajetin, një qendërmbrojtës dikur titullar, por që vitet e fundit ka pësuar një rënie shqetësuese.
Këtë sezon Ajeti ka firmosur me Pordenonen në Serinë C italiane, ku ka luajtur të plota 4 ndeshjet e para të këtij sezoni dhe vjen me një minutazh të kënaqshëm e formë fizike të mirë.
Edhe shifrat e publikuara në emisionin “Analizë Kuq E Zi” konfirmojnë formën e mirë të mbrojtësit që luajti me Shqipërinë në euro 2016 dhe që në këto ndeshje do t’i kërkohet të ndihmojë për të ëndërruar një tjetër kualifikim.