Nga Ridvan TULA*
Ne punen time si trainer ne pergjithesi kam orientuar futbollistat e mi drejt kembenguljes, fantazise dhe vetevendosjes.
Si i tille, lojtaret qe siç quhen ne gjuhen profesionale marrin persiper zgjidhjen e situatave, gjithmone kane pas vleresimin maksimal nga une.
I tille ka qene edhe vleresimi per Sukajn ne fillimet e hershme te karrieres se tij.
Nje lojtar qe guxon per te finalizuar, cilesi kjo qe po t’i bashkangjitesh aftesite individuale te ketij futbollisti, eshte per tu vleresuar.
Mbas dygoleshit me Lushnjen, vemendja e shtypit, specialisteve si dhe e sportdashesve, me sa shoh une eshte perqendruar te Sukaj.
Shume e drejte. Duhet nje Xhevahir qe te udheheqe skuadren drejt suksesit por ajo qe me shqetson eshte se, e thene ne menyre figurative, gjithe kjo zhurme mund te çoje uje ne mullirin e skuadres se Teutes.
Nen presionin e golit qe presim te gjithe, mund te ndodh qe mbulimi i perqendruar tek Sukaj te krijoje shume probleme per gjetjen e hapësirave optimale, te nevojshme dhe te domosdoshme nga ky futbollist.
Kjo mund te sjelle pasoja te renda per skuadren tone dhe njekohesisht mund t’ia lehtesoje punen skuadres kundershtare.
Si rrjedhoje, mendoj se Sukaj duhet te vihet nen urdherat e Gjokes ne sherbim te skuadres duke mposhte “unin”, sepse golin mund ta shenosh edhe me kembet e shokut.
Zhvendosja dhe shperqendrimi i kundershtarit, hapja e zonave te lira per shoket si dhe pasimi tek shoku ne pozicionin me te favorshem per te realizu jane te barazvlefshme me finalizimin.
Kesisoj, uroj qe te tregoheni fanatike ne zbatimin me rigorozitet te detyrave qe do te merrni nga Gjoka, si i vetmi qe mund te orientoje ekipin drejt suksesit te grupit.
Çdo firo nga kushdo qofte, eshte ne dem te ekipit.
*Autori i kësaj analize është trajner futbolli