Deshperimi per humbjen e pesuar ndaj Kastriotit eshte ende i madh tek çdo shkodran, megjithate te Vllaznia tashme kane filluar te mendojne per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne te merkuren ndaj Partizanit, kete here per kupe.
Nga sa ben te ditur vete klubi shkodran, perpara stervitjes se sotme, ekipi ka zhvilluar analizen e ndeshjes me krutanet, duke evidentuar gabimet e bera dhe duke marre masat per te mos u perseritur me.
“Ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sot sërish stërvitjeve duke nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit që do të luhet të mërkurën në Shkodër.
Por përpara se futbollistët të zbresin në fushën e stërvitjes, ata bashkë me stafin teknik kanë zhvilluar analizën e ndeshjes së kaluar me Kastriotin, duke nxjerrë edhe mësimet e duhura nga kjo disfatë dhe sigurisht për të marrë masat që ato gabime të mos përsëriten në të ardhmen”- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.
Pas analizes ekipi ka zbritur ne fushen sportive te Golemit duke zhvilluar stervitjen e rradhes e cila eshte shoqeruar edhe me reshje shiu, por futbollistet dhe stafi nuk kane dashur t’ia dine duke zbatuar pranin e hartuar./SHKODRA-SPORT.COM/