Elseid Hysaj është kthyer përsëri titullar në radhët e Napolit dhe kjo ka përkuar me fitoren në kampionat ndaj Sampdorias që ka bërë të harrohet eliminimi nga Kupa e Italisë.

Futbollisti shqiptar luajti gjatë 90 minutave në duelin që u mbyll me suksesin 3-0 për ekipin e Ançelotit dhe ka ndodhur keshtu pikerisht ne diten kur ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ndoshta kjo ka qene dhurata me e bukur qe i ka bere trajneri atij.

Gjithçka u bë e thjeshtë që në pjesën e parë, me Milik dhe Insinje që shënuan brenda 2 minutash për të mbyllur çdo diskutim për fatin e sfidës pa kaluar gjysmë ore lojë.

Sampdoria u mundua të reagonte në pjesën e dytë, por goli i shënuar nga Verdi në fundin e takimit me penallti i vuri vulën fitores së Napolit që vazhdon të shfaqet kërcënues, ndonëse në distancë, për Juventusin.

Ndeshja e sotme do të kujtohet edhe si ajo që i dha fund rekordit të Fabio Kualjarelës. Sulmuesi italian kishte shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serinë A, po aq sa Batistuta më shumë se dy dekada më parë dhe sot mund të bënte plotësisht të tijin këtë rekord. Por ai nuk gjeti rrjetën ndaj Napolit, i mbikëqyrur me shumë kujdes nga prapavija e napolitanëve, duke u ndalur në kuotën 11. /vipsport/