Elseid Hysaj i qëndroi besnik ekipit të Napolit. Lojtari shqiptar pas shumë lajmeve se do të largohej në drejtim të Çelsit i mbylli të gjitha zërat duke rinovuar kontratën me ekipin italian.
Duket se kjo besnikëri e lojtarit është kthyer në besim te ai nga trajneri Ançeloti.
Tekniku italian e ka caktuar sot shkodranin me rolin e kapitenit të skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Borusias së Dortunidt.
Dhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk e ka zhgënjyer trajnerin Ançeloti pasi u bë protagonist që në fillim duke rrëmbyer një top nga kundërshtarët dhe më pas nisi Milik për të shënuar golin në minutën e 7.
Më pas në minutën e 29 ishte Maksimoviç ai që mendoi për ta dyfishuar rezultatin dhe për të shkuar në dhomat e zhveshjes më një rezultat të pastër.
Në pjesë ne dytë ishte Fili nga gjermanët që shkurtoi diferencën por Kajehon nuk fali në minutën e 91 duke e vulosur rezultatin 3-1 për këtë takim.