Trajneri Karlo Ançeloti ka thënë më parë se do të fillojë të marrë në konsideratë minutazhin e futbollistëve të tij pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, por ndaj Sampdorias ai ka menduar të të bëjë dy-tre ndryshime.

Pritet të luajë ndeshjen e parë si titullar Diavara, i cili do të marrë vendin e Hamshik, pasi është më mirë në fazën mbrojtëse se sllovaku.

Diavara do të luajë në mesfushë bashkë me Zielinskin dhe Alan. Në sulm mendohet që Ançeloti të hedhë në fushë nga minuta e parë Verdin, në vend të spanjollit Kalejon.

Italiani mbron më pak, por mund të bëjë të gjitha pozicionet në sulm, në krahë dhe në qendër, si dhe mund të gjuajë më shumë drejt portës.

Edhe në mbrojtje pritet që Ançeloti të bëjë një ndryshim, ku rumuni Kirikes do të luajë në vend të Albiolit, sepse është më i shpejtë dhe bashkë me Kulibalin përbëjnë një dyshe solide.

Elseid Hysaj, të paktën për momentin, është i paprekshëm nga trajneri Ançeloti. / Vipsport/