Reali i Madridit do të luajë mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 21:30, transfertën kundër Getafes. Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, “los blancos” do të luajnë të gjitha kartat e tyre për të fituar kampionatin dhe kupën.

Ançeloti është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka deklaruar ndër të tjera se rruga e vetme për të synuar këto dy trofe, është duje mposhtur Barcelonën.

“Nëse duam që t’i fitojmë të dyja, Kupën e Mbretit dhe La Ligën, atëherë duhet të fitojmë kundër Barcelonës. Kjo është e qartë. Nuk ka dyshime.

Marrëdhënia me lojtarët? Jam inatisur shumë herë këtë sezon. Ideja ime është që të kem një marrëdhënie me njerëzit në të njëjtin nivel, dhe për ta bërë këtë, duhet të kesh respekt dhe të respektohesh”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/