VAR vazhdon të jetë një nga temat që më së shumti diskutohet në botën e futbollit. Teknologjia nuk ka mundur t’i japë fund polemikave, e tashmë tekniku i Evertonit, Karlo Ançeloti shprehet se edhe pse fillimisht ka qenë pro VAR-it, tashmë ka filluar të ketë disa dyshime.
Italiani thekson se në rastin e pozicionit jashtë loje, VAR është fondamental, por ka probleme kur arbitrat interpretojnë. “Këtu në Angli, përdorimi i VAR është ndryshe, arbitrat shkojnë shumë pak për të riparë rastet. Kam qenë gjithnjë në favor të VAR, por tashmë kam nisur të kem disa dyshime.
Në momentin për pozicionin jashtë loje është shumë i rëndësishëm, por kur arbitri interpreton ka problem. Sakaq, në prekjet me dorë ka shumë konfuzion, duhet një ndryshim. Ndoshta, duke aplikuar edhe rregullin kur topi preket me vullnet apo jo”, u shpreh Ançeloti. /VipSport/