Karlo Ançeloti është prezantuar ditën e sotme në krye të Everton. Pas u shkarkua nga Napoli, tekniku italian preferoi të rikthehej menjëherë në detyrë, në një kampionat ku më parë ka trajnuar edhe Çelsin. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Ançeloti u shpreh se mori drejtimin e Evertonit për traditën dhe ambicien e klubit, ndërsa sa i përket një transferimi të mundshëm të Ibrahimoviç tha se edhe mund ta telefonoj suedezin.
“ Jam këtu për ambiciet dhe traditat e klubit. Për atmosferën e krijuar nga tifozët. Pastaj duhet të rritemi dhe të bëhemi një skuadër më e mirë. Këto janë arsyet pse zgjodha Everton. Këtu të gjithë janë të sjellshëm me mua. Filloj sot punën me shumë dëshirë. Skuadra prej kohësh nuk fiton diçka dhe ne do të provojmë edhe pse nuk është diçka që arrihet brenda natës. Skuadra aktuale është e mirë dhe kemi një miks mes talenteve dhe atyre me eksperiencë.
Ibra? Jemi miq të mirë. E di që përfundoi aventurën në Amerikë, por nuk di idetë e tij për të ardhmen. Ndoshta e telefonoj. Moise Kin? Kam kërkuar ta marr edhe te Napoli para se të vinte te Everton. Është një lojtar fantastik, por të mos harrojmë se është vetëm 19-vjeç. Duhet ta presim të punojë sepse kualitetet i ka”, u shpreh Ançeloti./vipsport/