Serioze! Shumë serioze! Fytyra e Karlo Ançelotit gjatë konferencës së shtypit në “Son Moix” pas barazimit 1-1 kundër Majorkës, e bëri të qartë se leximi i drejtpërdrejtë që ai kishte bërë për takimin e shqetësonte atë. Nuk e fshehu! Ai nuk u strehua në asnjë justifikim. Ai ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë:
“Nuk jemi të lumtur. Mund të ishte bërë shumë më mirë”. Asnjë fjalë për arbitrin, asnjë fjalë në nxehtësi e sipër, asnjë fjalë temperaturën e lartë kur u luajt ndeshja… Ai foli direkt për ekipin e tij dhe çfarë tha pa në fushën e gjelbërt prej tij. Sepse Reali mori një mesazh të qartë nga Majorka. Ai që të thotë se në këtë Ligë, sado i fortë të jesh dhe sado të mëdhenj të jenë lojtarët, duhet të djersitësh pikët, sidomos jashtë shtëpisë. Arrasate dinte të zbulonte të metat e të preferuarit të madh, kampionit të gjithçkaje. Dhe Ançeloti e pa qartë se ku qëndronin problemet.
ASNJË PRESION… – “Presioni pas humbjes së topit”. Tek kjo është fokusuar trajneri i Realit kur ka vënë në pah problemet që i ka cilësuar si të dukshme. “Los Blancos”, sidomos në pjesën e dytë, nuk u treguan aspak agresivë kur humbisnin topin. Me përjashtim të fazës finale, kur ora ishte kthyer në një armik tjetër për Madridin, Majorka ndihej rehat kur vinte puna për të lëvizur, duke kërkuar lidhjen midis mbrojtjes dhe mesfushës së saj. Që diçka nuk po shkonte mirë, kjo u pa qartë edhe në bisedën e Bellingham në pjesën e parë me ata që ishin përpara (sulmuesit): “Ne do t’i mbyllim aksionet me sukses, sepse nëse vrapojmë prapa…”.
KRAHËT PA NDIHMË – Majorka krosonte e krosonte nga të dy krahët në kërkim të kokës së Muriqit në mënyrë që kosovari të bënte spondën apo të luftonte me Rydigerin dhe Militaon. Karvahal dhe Mendi mezi morën ndihmë, as nga krahët dhe as nga një mesfushë që duhej të zinte hapësira që nuk arrinin dot nga lart. Ishte diçka e ngjashme me atë që u përjetua në shtator të vitit të kaluar në “Metropolitano”, ajo ndeshje nga e cila Madridi mësoi dhe korrigjoi kaq shumë gjëra. Ishte humbja në derbin me Atletikon e 26 shtatorit 2023 që për momentin është e fundit për Realin në La Liga.
INDIVIDUALIZËM I TEPËRT – Madridi ka një linjë përpara të talentit të pastër. Lojtarë të aftë për të ndryshuar vetë rrjedhën e një ndeshjeje me një veprim të shkëlqyer. Por edhe rrezikun që këta futbollistë të bien në tundimin që kur loja të ngatërrohet të besojnë se duhet ta zgjidhin vetë. Kështu ndodhi pas golit të barazimit të Muriqit. Sidomos në rastin e Vinicius. I sigurt për aftësitë e tij, braziliani nuk asnjëherë një zgjedhje të mirë dhe ra në një sërë veprimesh personale që nuk i krijuan asnjë shqetësim Majorkës. As Mbape apo Rodrigo nuk ishin shumë më të mirë kur ndeshja u ndërlikua.
MESFUSHA – Tçuameni dhe Valverde kanë një punë të madhe përpara tyre. Sepse ndihma e atyre më sipër (sulmit) nuk është shumë bujare. Përtej përpjekjeve të Bellingham për rikuperim, treshja e parë është krijuar për të shpërthyer në shpejtësi, por jo për të shtuar shumë në mbrojtje. Por ata do të duhet të japin një dorë pas. Është diçka që Vinicius e kuptoi sezonin e kaluar, që Rodrigo e ka përvetësuar më shumë dhe që Mbape do të duhet ta mësojë shpejt.
HIJA E KROS – Është një handikap që Madridi e di se duhet ta kapërcejë. Por për momentin ka aq shumë mekanizma që kanë nevojë për Kros, saqë është e pamundur të mos lexosh ndeshjet pa kujtuar numrin 8. Në Majorka u vu re se nuk kishte kujt t’i jepej topi për të ndryshuar ritmin, askush për ta kërkuar, për t’i dhënë rrjedhshmëri lojës dhe se skuadra e Arrasate nuk ishte aq e qartë se çfarë dhe kur do t’i bënte gjërat Madridi. Tani për tani, për këtë proces, figura e Modriç duket kyçe.
ANGAZHIMI MBROJTËS – Nëna e të gjitha virtyteve të skuadrave të Ançelotit. “Kur jemi të gjithë të fokusuar në mbrojtje, është më e lehtë sepse cilësia që kemi është shumë e lartë”, ka shpjeguar në shumë raste trajneri madrilen. Ishte diçka që më mungoi në Majorka, dhe ai e tha atë. Italiani e di se në futbollin e sotëm ka pak kuptim të grumbullosh talente, nëse skuadra nuk është e aftë të lëvizë brenda kufijve të angazhimit në mbrojtje. Sezonin e kaluar, i kushtëzuar nga dëmtimet, Madridi u dallua për punën e tij kolektive, për aftësinë e të gjithëve për të ndihmuar në pjesën e pasme. Rruga e këtij sezoni nuk mund të jetë tjetër.
NDRYSHIMET – Një temë që do të dominojë javën dhe Ançeloti e di. Brahim Diaz, më i miri i fazën përgatitore dhe në një pjesë të mirë të sezonit të kaluar, ka pasur vetëm shtatë minuta në dy ndeshjet zyrtare: pesë në Varshavë dhe dy në Palma. E çuditshme! Gyler, e njëjta gjë! Ançeloti ka një plan të qartë, i cili nuk përfshin rotacionet në ndeshjet e para. Nuk është një detyrë e lehtë që ai ka, të kompensojë fuqinë e yjeve të tij të aftë për të zgjidhur një rrëmujë me një shkëndijë me atë të lojtarëve që mund të ndryshojnë lojën nga pankina… me minuta për ta bërë këtë.