Seria e rezultateve pozitive të Realit të Madridit u ndal në 42 ndeshje (pa humbje) nga rivalët e Barcelonës, që dominuan dhe fituan 4-0 klasiken e futbollit spanjoll. Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka folur për mediat pas kësaj disfate të rëndë.
“Natyrisht që është një humbje që dhemb, por nuk duhet të hedhim poshtë gjithçka, sepse nuk ka asgjë për të hedhur. Për 60 minuta luajtëm shumë mirë, ndërsa 30 të fundit ishin për tu harruar.”
“Debati me pankinën e Barcelonës? Nuk ka asnjë problem me Flick, një nga ndihmësit e tij nuk u soll si zotëri gjatë festimeve”, ka thënë mes të tjerash tekniku italian.