Carlo Ancelotti i mungon trajningut të futbollit elitar europain. Disa “madhështorë”, madje edhe skuadra kombëtare italiane, i janë afruar atij për t’i drejtuar, por ai është i qartë: Premier League, ose Premier League.
Sipas anglezes “The Mirror”, trajneri italian thuhet se hodhi poshtë një propozim nga Nasser Al-Khelaifi, që të rikthehet në stolin e PSG, skuadër e cila nuk ka vazhdimësi të qartë në udhëheqjen e Unai Emery, nga qershori ardhshëm.
Në pritje të ndeshjes së kthimit në “Parc des Princes” me Real Madridin, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, presidenti miliarder i parizienëve do të jetë në kërkim të zëvendësuesit të trajnerit bask.
Por, ai ka hasur në refuzimin e Ancelottit, i cili i ka drejtuar tashmë parizienët në një periudhë midis janarit 2012 dhe qershorit 2013.
Kësisoji, pistat e mundshme për të pasuar Emery janë emra të tillë si Pochettino (Tottenham), Wenger (Arsenal) dhe Conte (Chelsea).
Nga ana e tij, “Carletto” është në Londër, duke pritur për të gjetur një klub në kampionatin anglez, sepse ka nostalgji për atë që ka bërë në drejtimin e Chelsea (2009-2011)./telesport/