Carlo Ancelotti konfirmon se ai është kontaktuar nga Federata Italiane e Futbollit, por e pranoi se ky nuk është momenti i përshtatshëm për të. Ai u bë favorit pasi Giampiero Ventura u shkarkua për mos arritjen në Kupën e Botës “Rusi 2018”. “Po, federata më kontaktoi, unë fola me ta. Unë u thashë atyre atë që unë po ju them tani, se unë jam i nderuar që kaq shumë njerëz që duan që unë të jem traineri i kombëtares”, tha Ancelotti për emisionin televizive “La Domenica Sportiva”.“Megjithatë, kjo do të ishte si një punë e re. Të jesh një trajner i një përfaqësueseje është ndryshe nga të qenit një trajner i klubit, pasi vazhdoj të mësoj dhe të punoj çdo ditë. Futbolli italian gjithashtu ka disa probleme që duhet të zgjidhen”, vazhdoi ai.
“Unë e kuptoj se ekziston një konflikt interesi midis klubeve dhe federatave, siç ndodh në Gjermani, Francë dhe Angli, por tani futbollit italian ka nevojë që federata të imponojë pushtetin e vet mbi klubet dhe të vendosë rregulla të reja për të përmirësuar situatën. Për shembull, unë mendoj se Serie A do të përfitonte shumë duke u zvogëluar nga 20 skuadra në 18 dhe unë e di se ka klube që janë gati të votojnë për këtë”, tha Ancelotti. A do të kthehej Ancelotti në Serie A, për shembull për klubin e tij të vjetër Milan? “Gjatë muajve të fundit unë kam qenë i lidhur me të gjitha llojet, si Kroacia, Arabia Saudite, Kina, Milan. Unë kurrë nuk kam folur me drejtorët e rinj të Milanit. Ideja ime është që të qëndroj deri më 30 qershor. Unë kam një kontratë me Bayern Munich, deri atëherë unë dua ta respektoj atë”, shtoi ish-trajneri i Bayern.