Teksa Real Madridi po përgatitet për ballafaqimin e rëndësishëm ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë mendimin e tij në një konferencë për shtyp.
Italiani foli për situatën me lëndime duke qartësuar gjithashtu edhe rikthimin e lojtarëve kryesor si Lucas Vazquez.Ancelotti filloi duke thënë se ai pret një ndeshje mjaft të fortë mes dy ekipeve historike dhe të suksesshme në Evropë.
“Nesër 21 ndeshje të Ligës së Kampionëve do të luhen në fushë. Do të jetë shumë argëtuese. Ne jemi dy klube historike. Ne kemi karakteristikat tona dhe do të shohim kush do të jetë më i mirë. Liverpooli është gjithmonë garues, ishte me Klopp dhe është më trajnerin e ri”.
Lëndimi i Vinicius ishte një goditje e madhe për Real Madridin para ndeshjes me Liverpoolin, me brazilianin që pritet të mungojë rreth tri javë.
“Në fund të ndeshjes. Nuk është e rëndësishme kur, por sepse ai u lëndua. Çfarë ka rëndësi është që ai rikuperohet shpejt dhe unë po mendoj për lojtarët të cilët do ta zëvendësojnë atë”, ka thënë Ancelotti.
“Unë marrë shumë këshilla, por kam luajtur 1,300 ndeshje, kam bërë 1,300 formacione dhe kam bërë pothuajse 4000 mijë zëvendësime. Askush nuk mund të më këshillojë në këtë drejtim”
“Çdo fitore të jep më shumë besim. Liverpooli po bën shumë mirë në këtë garë, por ne jemi rikthyer dhe shpresojmë të bëjmë mirë me një formacion të fortë. Ka ende një rrugë të gjatë para përfundimit të sezonit”, përfundoi ai./Telegrafi/