Carlo Ancelotti qysh tani është duke menduar për ndeshjen kundër Liverpool.
Sigurisht, përballja mes Everton dhe Liverpool është një nga më interesantet në Premierligë, pasi derbi lokal ka qenë gjithmonë i zjarrtë.
Me të ardhur në krye të stolit të Everton, Ancelotti ka kthyer vëmendjen kah kjo ndeshje.
Liverpool do të jetë kundërshtari i Everton më 5 janar, dhe sipas trajnerit italian, fitorja nuk është e pamundur.
“Evertonasit e dinë rekordin tim kundër Liverpool, ata do të jenë të lumtur me këtë. Napoli mposhti Liverpoolin këtë sezon, është rivalitet i madh këtu dhe motivim i madh për ne” ka thënë Ancelotti ,transmeton lajmi.net.
“Është ndjenjë e mirë. Sinqerisht, unë kam raporte të mira me Klopp. Është gjithmonë mirë kur luajmë kundër tyre.”
“Sigurisht, unë i kam mposhtur ata, por ata nuk janë të mësuar me humbjen. Ishte ditë e mirë për mua. E di sa shumë evertonasit duan ta mposhtin Liverpool. Nuk duhet të presim shumë, sepse kemi ndeshjen më 5 janar. Kështu që, do të shihemi atëherë. Nuk është e pamundur. Asgjë nuk është e pamundur në futboll” ka shtuar trajneri i Everton.
Ancelotti do të drejtojë skuadrën e tij për herë të parë në ndeshjen e parë të ‘Boxing Day’, kur Burnley do të vizitojë ‘Goodison Park’