Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atletico, sfidë e vlefshme për 1/8 e Champions League, që luhet sot në “Bernabeu”.

Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Synimi sot është të luajmë mirë dhe të përfitojmë nga rastet. Kundërshtari ynë është një kundërshtar i fortë”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri italian shtoi: “Nuk mendoj se plani ynë i lojës do të ndryshojë, por duhet të kemi parasysh që lojtarët që kanë pushuar mund të kenë një shans sot, si Asencio apo Camavinga”.

“Los Blancos” vijnë në këtë sfidë nga një humbje në La Liga kundër Real Betis. “Të shohim se çfarë do të ndodhë sot. Ne luajtëm mirë, por kundër Betis dështuam. Le të shpresojmë se ishte një situatë e izoluar”, deklaroi Ancelotti.

Real është një ekip që di të lexojë mirë situatat në ndeshje, gjë që nuk ndodhi në ndeshjen kundër Real Betis. Duhet të kemi parasysh ndryshimin midis të dyjave. Krahasuar me Betis, Atletiko është një ekip më i drejtpërdrejtë dhe mund të nisë më shumë kundërsulme. Megjithatë, nuk dua të ndryshoj stilin, mentalitetin apo qasjen tonë”, u shpreh Carlo Ancelotti.