Carlo Ancelotti thuhet se ka nënshkruar kontratë me Federatën e Futbollit të Brazilit dhe se do të bëhet trajner i kësaj kombëtareje.

Italiani 64-vjeçar është bërë shpejt një nga favoritët për të marrë drejtimin e Brazilit pasi Tite u largua nga kombëtarja pas një paraqitjeje të dobët në Kupën e Botës “Katar 2022”. Që atëherë, Fernando Diniz është trajner i përkohshëm.

Ancelotti ka një kontratë me Real Madridin që skadon vitin e ardhshëm dhe shumë presin që ai të largohet nga klubi në fund të sezonit.Ka pasur raportime se drejtuesit e Realit shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, por kjo nuk pritet të ndodh.

Sipas mediumit brazilian UOL Esporte, Ancelotti tashmë ka nënshkruar një kontratë dhe do të marrë përsipër kombëtaren e Brazilit verën e ardhshme.

Ky informacion nuk është pritur mirë në Spanjë sepse ‘don Carlo’ ka një kontratë të vlefshme me Realin deri më 30 qershor dhe nuk i lejohet të nënshkruajë marrëveshje të reja, ndaj mund të sanksionohet. /Telegrafi/