Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qenë i detyruar që të marrë një vendim pasi Rodrygo Goes mbeti i lënduar në mesjavë në Ligën e Kampionëve, duke bërë që të ndryshojë sistemin e tij 4-3-3 për El Clasicon.

Siç kanë raportuar mediat spanjolle, duket se dyshja Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni do ta nisin nga minuta e parë me Luka Modric që do ta pranojë fatin e tij dhe do të mbetet në bankën rezervë.Në anën tjetër Jude Bellingham dhe Fede Valverde do të rreshtohen mbrapa dyshes Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior që do të jenë përgjegjës për sulmin.

Marca ka raportuar se Ancelotti tashmë e ka ndarë mendjen e tij dhe se ai do të përdorë Camavingan dhe Bellinghamin si lojtarë më të avancuar në një mesfushë prej katër lojtarëve, me Valverde dhe Tchouamenin mbrapa tyre.

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj lëvizje është për t’i dhënë Real Madridit siguri në mbrojtje, duke u munduar që të minimizojë hapësirat që kanë Raphinha dhe Lamine Yamal.

Ata mund të kalojnë në mes ndonjëherë, por ata do të përpiqen të krijojnë gjithashtu dyshime për Jules Kounde dhe Alejandro Balde nëse duhet të vrapojnë në sulm apo jo.Në rast se kjo është çështja, atëherë Real Madridi do të humbiste kontrollin dhe qetësinë që dhuron Modric në mesfushë.

Duke marrë parasysh presionin e lartë të Barcelonës, Modric me gjasë do të ishte lojtari i duhur i cili do të ‘shfuqizonte’ idetë e Flick./Telegrafi/