Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, nuk ka qenë aspak i kënaqur me arbitrin pas barazimit 1-1 të marr në fushën e Sevilla-s mbrëmjen e sotme.

“Nëse them atë që mendoj për arbitrimin sot, do të skualifikohem për një kohë të gjatë”, ka thënë Ancelotti. “Preferoj të përdor ironinë”.

Trajneri i Los Blancos ka vazhduar duke i bërë komplimente punës së arbitrit duke thënë se: “Çdo vendim që ka marrë sot ka qenë i drejtë”.

Në fakt, polemikat kundrejt punës së arbitrit kanë të bëjnë kryesisht me dy golat e anuluar në pjesën e parë.I pari ka qenë ai i Valverde-s në minutën e 4-t, i anuluar për një pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.

Ndërsa në rastin e dytë, arbitri ka ndaluar një kundërsulm të madrilenëve pasi kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte, me aksionin që është mbyllur me një gol të Bellingham, por arbitri i kishte bilbilit më përpara.