Carlo Ancelotti foli për mediat, pas humbjes së Real Madridit ndaj Liverpool-it në “Anfield” (2-0). Madrilenët u dominuan nga skuadra angleze, e cila nuk shënoi më shumë falë ndërhyrjeve të Courtois. Situata është kritike për “Los Blancos” në Champions, duke qenë afër vendit të 24-t në renditjen aktuale, me vetëm tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur ende:
“Liverpool-i e meritoi fitoren. Ne u mbajtëm mirë në pjesën e parë, por gabuan disa herë në pasimin e fundit. Deri te penalltia, skuadra luftoi mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, kjo është rruga. Ekipi po vazhdon të luftojë.
Mbappé? Shpesh ndodh që sulmuesit të kenë vështirësi për të shënuar. Ilaçi është durimi. Është një moment i vështirë për të, veçanërisht pas dështimit te penalltia. Të gjithë duhet ta mbështesim.
Mund të ketë mungesë besimi në vetvete. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të luash thjeshtë. Ky është moment negativ i tij, por nuk mund ta gjykojmë vetëm nga një penallti e humbur. Të gjithë lojtarët dështojnë te penalltitë. Duhet të vazhdojë të punojë mirë. Duhet të jemi të duruar, sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
Rreth situatës së vështirë të të tijve, trajneri italian shtoi: “Duhet të jemi mes 24 të parëve dhe do ta bëjmë. Do të konkurrojmë në Champions si vitet e kaluara. Edhe vitin e kaluar i patëm këto probleme. Camavinga u dëmtua, shpresojmë që në ndeshjen e ardhshme të kthehen Rodrygo dhe ndoshta Tchouaméni. Duhet të jemi të duruar.
Brahim dhe Arda Guler? Brahim bëri detyrën në pozicionin e tij. Arda gjithashtu, megjithëse mund të kishte pasur më shumë saktësi. Janë gjëra që vijnë me përvojën”.Dëmtimet e kanë penalizuar shumë Real Madridin: “Sot u kthye Lucas, do të kthehen Rodrygo, Tchouaméni… Kjo është një çështje tjetër, duhet të përpiqemi t’i rikuperojmë lojtarët”.
Më shumë për Mbappé: “Ashtu si të tjerët, ai luftoi, konkurroi, nuk ishte shumë i saktë dhe humbi penalltinë. Është një moment i vështirë për të, por ka mbështetjen e të gjithëve. Humbja e një penalltie në një ndeshje të tillë është zhgënjyese, por duhet të shikojë përpara”./telesport/