Pas humbjes së ngushtë ndaj Milanit në miqësoren amerikane, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp: “Ne luftuam dhe bëmë gjëra të mira. Është ndeshja e parë e parasezonit, kishim shumë të rinj në formacion. Gjëja e rëndësishme ishte për të konkurruar dhe ne e bëmë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Është një shans i madh për lojtarët e rinj që të luajnë këtë lloj ndeshjeje, nën hyqmin e seniorëve si Rudiger dhe Modric.

Tani le të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Nesër kthehen Vinicius dhe Militao, sot kthehet Rodrygo. Të shohim nëse mund të luajnë një pjesë të ndeshjes së radhës. Ata që e nisën stërvitjen në datën 15, si Lucas, Fran, Brahim apo Ceballos, tashmë po tregojnë gjendje të mirë.

Zëvendësimi i Palacios? Ai ka një problem në gju dhe nuk është mirë. Duhet ta vlerësojmë nesër, është mëkat që një lojtar i ri u lëndua në ndeshjen e parë parasezonale. Shpresoj se nuk është asgjë serioze. Brahim? Ai luajti mirë. Kemi bërë gjëra të mira në sulm. Edhe Arda është në formë të mirë.

Objektivi deri në datën 7 është të tentojmë që lojtarët që e kanë nisur tashmë stërvitjen të jenë në gjendjen më të mirë fizike. Për momentin bëjmë vetëm punë taktike për të rinjtë, por kur të kthehen të gjithë do të mundohemi të punojmë si grup.

Nuk ka shumë gjëra për të bërë, sepse skuadra është pak a shumë e njëjtë me sezonin e kaluar. Strategjitë janë mjaft të qarta. Duhet të përshtatemi me gjërat e reja, por do ta bëjmë pak nga pak. Ne nuk mund ta përshtatim Mbappen ose Endrick brenda pesë ditësh”.