Pas një barazimi në kampionat, Real Madridi do të rikthehet në fushë për Champions League. Skuadra e Carlo Ancelottit kërkon të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/8-ave të kompeticionit.Dy ditë para ndeshjes ndaj Bragas, trajneri italian ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s.
“Real Madridi më bëri të kuptoj, ditë pas dite, se unë drejtoj atë që tani është ekipi më i madh i futbollit në botë.
“Është pikërisht falë mënyrës sesi klubi është paraqitur në këtë kompeticion. Që nga vitet 1950, Real Madrid ka shkruar historinë”.
Ndër notat pozitive të fillimit të sezonit sigurisht që është ecuria e Jude Bellingham në futbollin spanjoll:
“Ai ka tejkaluar absolutisht pritshmëritë, sidomos për sa i përket golave. Ka shënuar shumë dhe po përshtatet shumë mirë. Është shumë i ri, por edhe shumë i pjekur: ka një personalitet dhe karakter të fortë.
“Ai nuk duket si një njëzet vjeçar. Mendoj se eksperienca në Gjermani e ka ndihmuar shumë dhe e ka bërë edhe më të pjekur”.