Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, është përfshirë në debatin e fortë rreth qëndrimit të klubit ‘merengues’ ndaj arbitrimit, duke polemizuar edhe me Javier Tebasin, president i La Liga-s.
“Thjesht kemi kërkuar shpjegime për të përmirësuar një sistem për të cilin, nga sa dëgjoj, askush nuk është i kënaqur. Të tjerët nuk janë të kënaqur, sepse mendojnë se është një sistem që favorizon Real Madridin, por kur ne dëshirojmë ta ndryshojmë sistemin, të tjerët duan ta refuzojnë atë.
Nuk po kërkojmë të zbulojmë ndonjë sekret të madh. Thjesht duam të dimë çfarë ndodhi dhe çfarë biseduan zyrtarët rreth episodit të Mbappesë, nuk ka asgjë të keqe në këtë”.
Ai gjithashtu reagoi ndaj postimeve të Atlético Madridit në rrjetet sociale, por në mënyrë sarkastike.
“Ata që luajtën në Kupë bënë rikuperim, palestër dhe pishinë. Të tjerët punuan me intensitet. E të premten, bëmë diçka taktike, por jo shumë. Rreth 10-15 minuta. Të shtunën do të shohim video dhe do të them taktikën. Asgjë më shumë. Kjo është ajo që kemi bërë ne”, – tha italiani me ironi lidhur me postimin e Atlético Madridit, i cili ironizonte Real Madridin se përdor medien e klubit për të ushtruar presion mbi arbitrat.
Ancelotti mbrojti gjithashtu idenë e tij për të luajtur me katër sulmuesit kryesorë, BMVR:
“Ndonjëherë na ka munguar pak ekuilibri, kjo është e vërtetë. Disa mendojnë se duke hequr një sulmues, zgjidhet problemi, por nuk është kështu. Problemi mbrojtës është i të gjithëve, përfshirë sulmuesit”.