Duke folur për fitoren e shkëlqyer të Real Madridit 3-1 ndaj Man Cityt, Carlo Ancelotti deklaroi pas ndeshjes se ia dolën shumë mirë ta kontrollonin lojën.

Trajneri italian ishte shumë i kënaqur me treshen e sulmit të tij, duke thënë se janë shumë të rrezikshëm në më të mirën e tyre – por kishte lëvdata të mëdha edhe për defanzivën.

“Ne ishim në gjendje të kontrollonim lojën. Por përsëri, dua të flas për mbrojtjen, ata ishin shumë të mirë”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Kur Mbappe, Rodrygo, Vini Jr dhe Bellingham mund të lidhen… është shumë mirë. Shumë e rrezikshme. Sonte, ne punuam kolektivisht”.

“Unë do t’u them lojtarëve të mi se ishte një lojë e mirë. Kundërshtari është gjithmonë i vështirë dhe ne i fituam këto dy ndeshjet”, potencoi më tej strategu italian.

Për fat të mirë për Ancelottin, taktikat e tij ishin të përshtatshme për këtë lojë dhe Real Madridi dha ndoshta performancën e tyre më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ata tani kanë kaluar në raundin e 16-të, ku do të përballen ose me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin. /Telegrafi/