Pak ditë më parë, Carlo Ancelotti la të nënkuptohej se ai po e mendon idenë e drejtimit të ekipit kombëtar, edhe pse e ka quajtur pak shpejt marrjen e një vendimi përfundimtar.
ANSA ka kontaktuar në Nju Jork trajnerin italian për mundësinë e afrimit në krye të kombëtares italiane.
“Costacurta është njeriu i duhur për ekipin kombëtar dhe unë e njoh shumë mirë. Por unë për momentin jam ende zyrtarisht nën kontratë.
I duhet dhënë kohë vendimit për ekipin kombëtar dhe për më shumë duhet të vlerësohet edhe puna e trajnerit Di Biagio”, tha Ancelotti.
Vetë njeriu që ka për detyrë gjetjen e një trajneri për kombëtaren italiane, Costacurta u shpreh para pak ditësh se është mjaft e vështirë gjetja e njeriut të duhur.
Aktualisht në listë janë edhe Mancini e ranieri, por edhe Conte nëse do të largohet nga Chelsea.