Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur emrat e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet e sotme të Superligës shqiptare. Kështu, në ndeshjen Kamza- Vllaznia arbitër kryesor do të jetë durrsaku Andi Koçi ndërsa asistentë të tij Fatmir Lamaj dhe Mateo Sadikaj ndërsa arbitër i katërt Klodian Shahini, të gjithë këta nga qyteti i Durrësit.
Vëzhgues i takimit do të jetë Besnik Kaimi ndërsa delegat i FSHF-së Denis Bastari. Shkodranët e kanë bërë të qartë se presin arbitrim korrekt në mënyrë që ai të mos ndikojë tek rezultati i ndeshjes. Sakaq, sa i takon arbitrave shkodrane, duhet thënë se ata vazhdojnë të mungojnë ndonëse në të vetmen ndeshjen që u është dhënë mundësia deri më tani, e kanë bërë mirë detyrën e tyre. Gjithsesi, dy prej tyre sot janë “plotësues” teksa Indrit Myrtja do të jetë arbitër linje në ndeshjen Kukësi- Teuta ndërsa Melis Dervishi arbitër i katërt. Po ashtu, në këtë ndeshje edhe vëzhguesi do të jetë nga Shkodra pikërisht Mhill Shkëmbi.
© shkodrasport.com