Paraqitja e Vllaznise ne ndeshjen ndaj Tiranes ka lene nje pershtypje shume te mire dhe ne rradhet e saj kane spikatur disa prej lojtareve ku mbi te gjitha Ardit Krymi.
Pikerisht ne lidhje me kete lojtar, ka folur edhe ish- lojtari i kombetares Andi Lila. Gjate emisionit “Procesi Sportiv” duke folur ne lidhje me kete teme, eshte shprehur:
“Ne kete ndeshje ku Vllaznia dominoi ne te gjitha drejtimet dhe ne rradhet e saj spikaten disa lojtare, ku une padyshim qe do te veçoja Krymin.
Ai eshte nje mesfushor qe po ben gjithçka mire. nje lojtar i cili po spikat me paraqitjet e tij. Une nuk e di nese trajneri i kombetares i sheh ndeshjet e kampionatit shqiptar, por Krymi ju siguroj se mund t’i bente pune edhe kombetares.
Ashtu siç mund te veçoja edhe mbrojtesin e djathte, kapitenin Gurishta qe ne kete ndeshje ishte i pandalshem me depertimet e tij ne krah”./SHKODRA-SPORT.COM/