Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila është i bindur se kombëtares shqiptare i mungon një sulmues si Sokol Cikalleshi.
Në “Rubrika Sportive”, ai kishte edhe një sugjerim për trajnerin Sylvinho, ku ka të bëj me rolin në fushë të Mario Mitaj.
“Mendoj se është e njëjta filozofi, e njëjta skemë por mungon një sulmues si Cikalleshi, ai që bën një lojë difensive të fuqishme. Nuk shënonte shumë, por bënte një punë të mirë. Sylvinho e shfrytëzoi në eliminatore dhe ia mori frytet.
Mitaj është i kufizuar si mbrojtës i majtë. Mendoj se trajneri Sylvinho duhet ta spostojë diku tjetër, si mesfushorë qendre. Ka një teknikë të veçantë dhe ekipit tonë do t’i shërbente shumë si mesfushor qendre” tha Lila.