Andi Ribaj nuk bën pjesë më te Vllaznia. Sulmuesi 28-vjeçar në një intervistë enkas për Newsport.al ka rrëfyer për ndarjen nga klubi shkodran dhe synimet për të ardhmen e tij.
Ai largohet nga Vllaznia pasi kuqeblutë nuk i shpëtuan dot rënies nga kategoria superiore.
– Andi tashmë po përgatiteni individualisht. A mund të na tregoni cila është e ardhmja juaj?
Po përgatitem individualisht te jem ne gjendje optimale! Po shikoj se ku mund te vazhdoj karrierrën.
– Si u ndatë me Vllazninë?
Shumë mirë, po fundi ishte jo i mirë për të gjithë.
– A keni mbyllur gjithçka apo ende ndaj teje kanë detyrime që duhen shlyer?
Kemi disa gjëra, po shpresoj t’i mbyllim sa më shpejt.
– Klubi shkodran duket në një kaos. Çfarë mendon se nuk shkon te Vllaznia?
Nuk mund të përgjigjem për këtë pyetje.
– Tashmë skuadrat e elitës kanë nisur merkaton, por edhe përgatitjet. Cila beson se do të shkojë më larg në Europë dhe cili ekip do të jetë kandidati për titull në sezonin e ri?
Shpresoj dhe besoj se të 4 ekipet do kalojnë sa më shume raunde sepse kanë kualitete! Tek titulli është shpejt për te folur po Skënderbeu, Kukësi Flamurtari dhe Partizani, mendoj.
– Trajneri Gjoka u largua nga Vllaznia në një moment delikat. Si vijoni t’i keni marrëdhëniet me trajnerin kryeqytetas?
Ajo ishte zgjedhja e tij! Marrëdhënie shumë të mira si futbollist -trajner.
– Jeni ende vetëm 28 vjeç dhe keni edhe shumë vite për të qenë pjesë e fushës së blertë. Do të preferoje një aventurë jashtë vendit, apo je i kënaqur edhe në Shqipëri?
Më e mira do ishte jashtë po të shohim se dhe këtu ka ekipe shumë të mira. /Newsport.al/