Andi Ribaj vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm për Vllazninë dhe sot i ka shërbyer për të marrë një pikë në transfertë.

“Unë bëj detyrën time sa herë që më jepet mundësia, dua që sa herë shënoj, të marrim tre pikë, të kalojmë këtë ngërç dhe të hedhim hap drejt mbijetesës”, u shpreh sulmuesi i shkodranëve në “Gol pas Goli”, ku foli edhe për rivalitetin e tij me Xhevahir Sukajn.

“Sukaj është një emër i madh në futbollin shqiptar, stërvitem maksimalisht për të rivalizuar Xhevon. Pastaj është trajneri që vendos se kush do të luajë”, tha Ribaj.

Goli i sotëm erdhi ndaj skuadrës ë qytetit të lindjes, por sigurisht nuk kanë munguar urime edhe nga vlonjatët. “Familjarët dhe të afërmit më kanë uruar për golin”, pranoi ai. /vipsport/