Kombëtarja shqiptare e futbollit ndryshon plotësisht fytyrë për ndeshjen kundër Andorrës. Ervin Bulku ka vendosur të hedhë në fushë një ekip më ofensiv e për këtë arsye i ka besuar lojtarëve që luajnë më shumë me topin, duke bërë ndryshime në çdo repart në fushën e lojës.
Në mbrojtje kthehet majtas Aliji, duke ulur në stol Veselin i cili kishte luajtur në këtë pozicion në ndeshjen e fundit. Në mesfushë, sakrifikohen Memushaj dhe Abrashi, duke bërë vend për Bashën dhe për Kaçen që nga minuta e parë përkrah Xhakës.
Ndërkohë, në sulm shfaqet Armando Sadiku, në vend të Balajt, me Grezdën dhe Uzunin që e mbështetin nga krahët. /vipsport.al/
FORMACIONET
Andorra: Gomes, Martinez, Vales, Rebes, Lima, Vieira, San Nikolas, Rubio, Jovera, Rodriguez, Klemente.
Trajner: K. Alvarez
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Kaçe, Xhaka, Grezda, Uzuni, Sadiku.
Trajner: E. Bulku