Ish- futbollisti i mirënjohur i Dinamos së viteve ’80 Andrea Marko, në një prognozë të bërë për kampionatin e kategorisë së parë, është ndalur edhe tek ecuria e tanishme e skuadrave por edhe për atë se çfarë i pret për vazhdimin e kampionatit.

Në një prognozë të bërë për “sportekspres.com”, Marko është ndalur edhe tek ekipi Vllaznia, për të cilën ka thënë se kundështar mund të ketë vetëm euforinë.

Me këtë situatë që ka skuadra e Vllaznisë në renditjen e Grupit A, unë e mendoj në Kategorinë Superiore. Në këtë gjysmë të dytë i duhet që ta menaxhojë me kujdes kreun e grupit, por edhe të mendojë për skuadrën që do t’i duhet për Superioren e sezonit të ardhshëm.

Nisur nga vështirësia që sjell faza e tretë me përgjysmimin e pikëve, them se Vllaznia duhet të luftojë euforinë që mos rrezikojë kreun”.

Marko mund të ketë të drejtë sepse kundërshtarët e Vllaznisë duken disi larg në renditje dhe po ashtu edhe përbërja që ka ekipi shkodran garanton suksesin edhe në vazhdimin e kampionatit.
© shkodrasport.com