Andrea Pirlo, thuajse dy vite pasi u pajis me licencën e trajnerit, merr zyrtarisht drejtimin e Juventusit U-23.

Mund të konsiderohet një kthim në shtëpi për 41-vjeçarin, pasi në sezonet 2011-2015 ka luajtur për “Zonjën e Vjetër”.

Kujtojmë që pjesë e Juventusit U-23 është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili është stërvitur me ekipin e parë gjatë kësaj periudhe nga Maurizio Sarri, madje ka qenë i grumbulluar me ekipin e parë në ndeshjet e Kupës, në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanit dhe në finalen e humbur përballë Napolit.