Mbrojtesi shkodran Aleksander Trumçi mund te rikthehet te luaje serish ne Superiore, por kete here jo me Bylisin por me nje skuader tjeter, te ciles mund t’i bashkohet deri ne afatin permbylles te merkatos se veres.
Behet fjale per ekipin e Partizanit. Kjo sepse mbrojtesi i djathte i saj Andi Hadroj me shume te ngjare do te transferohet ne Turqi sepse jane disa skuadra qe kane shfaqur interes per te. Dhe ne keto rrethana drejtuesit e kuq kane menduar edhe per zevendesuesin e tij.
Keshtu Aleksandër Trumçi me shumë mundësi do të jetë lojtari që do të zëvendësojë Hadrojn, i cili gjithashtu një vit më parë erdhi pikërisht nga Bylisi. 22- vjeçari është nën kontratë me klubin nga Mallakastra dhe ka nisur stërvitjen. Ballshiotët në sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Partizani dhe Bylisi në të shkuarën kanë treguar se kanë komunikimin e duhur për të mbyllur të tilla transferime, kështu që nuk konsiderohet një operacion i vështirë.
Trumçi në sezonin e shkuar ishte një nga mbrojtësit e djathtë më të spikatur. Ai mbajti edhe shiritin e kapitenit. Ndërkohë, megjithëse një operacion i komplikuar, opsion mbetet edhe Geralb Smajli i Vllaznisë.