“Juban Danja” arrin nje tjeter fitore ne kampionat dhe sot ajo ka fituar “derbin” me AAS. Ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv “Hasaj”, vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata kane fituar me rezultatin 4-1.
Rezultati do te zhbllokohej shpejt. Ne minuten e 12-te do te fitohej nje 11-metersh te cilen mesfushorja Paula Jaku do ta kthente ne gol duke kaluar ne avantazh Juban Danjen.
Megjithate 10 minuta me vone ekipi AAS do te barazonte shifrat. Do te ishte futbollistja e saj Shmidra qe do te dergonte topin ne rrjete duke vendosur gjithçka ne barazpeshe.
Megjithate kjo nuk do te zgjaste shume. Ne skene ngjitet Anela Vishkulli, nje nga lojtaret me te mira te Juban Danjes. Ajo do te shenonte fillimisht ne minuten e 30-te golin e dyte per skuadren e saj dhe te parin personal duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 2-1.
Ne te dyten do te ishte po kjo lojtare qe do te shenonte edhe dy here te tjera ne minutat 61 dhe 70-te duke kompletuar kesisoj fitoren 4-1 te Juban Danjes ne kete ndeshje derbi me AAS.
Me kete trepikesh, kjo skuader eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, duke qene tre pike larg Apolonise se vendit te dyte e cila ne fakt ka nje ndeshje me shume te luajtur.
www.shkodrasport.com