Vendimi i Jose Mourinhos për të punuar si ekspert komenti për televizonin e Kreminit, RT, gjatë Botërorit “Rusi 2018”, për të cilin do të përfitojë 1.7 milionë Paund, është kritikuar shumë nga disa anëtarë të Parlamentit në Angli.
Kanali Rus bëri të ditur se trajneri portugezi do të jetë eksperti kryesor në kompeticonin e kësaj vere, një ditë pas incidentit në Salisbury, edhe pse 55-vjeçari ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për këtë rol.
Në një deklaratë, anëtari i Partisë Laburiste, Christopher John Bryant, i cili është dhe anëtar i Parlamentin të Rhondda, që prej vitit 2001 u shpreh: “Sipas mendimit tim, këto janë para gjaku, të paguara direkt nga arkat e shtetit rus.”
RT, i njohur ndryshe si “Russia Today”, së fundmi është sulmuar nga politikanët në Francë dhe SH.B.A për propagandë në favor të presidentit Rus, Vladimir Putin, dhe të Hënën në Parlament disa deputetë kërkuan që licenca e transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar të tërhiqej.
Teksa ndoshta është më i mirë paguari, Mourinho nuk është e vetmja figurë e njohur nga bota e sportit që ka lidhur kontratë me këtë kanal.
Së bashku me portugezin janë edhe Stan Collymore dhe Peter Schmeichel, të cilët gjithashtu do të punojnë për televizionin RT.
Politikani skocez, Alex Salmond u përballë me kritika të tilla të ngjashme kur u bë prezantues për këtë televizion, vitin e kaluar. Mesazhi i Bryant ka gjetur mbështetje edhe nga anëtari i parlamentit në Partinë Laburiste, Stephen Doughty. /EDS/