Ka qenë pjesë e stafit të Vllaznisë edhe sezonin e kaluar, fillimisht me Hasan Likën e më pas me Agim Canajn dhe është sërish pjesë e tij edhe nën drejtimin e maqedonasit Jonuz.
Trajneri i portierëve Ideal Lekiqi duket shumë i angazhuar për ta bërë si duhet detyrën që i është besuar dhe madje, për ta vërtetuar këtë gjë, vjen vendimi që ka marrë ditët e fundit.
Ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si trajner i portierëve tek kombëtarja U17 sepse dëshiron të jetë totalisht i përqendruar tek Vllaznia.
Për këtë arsye, mësohet se i ka drejtuar edhe një mesazh sektorit të ekipeve kombëtare pranë FSHF-së ku dhe shkruan:
“Me ane të ketij mesazhi desha t’iu bej me dije se per arsye impenjimi ne klubin tim e kam te pamundur vazhdimin e punes tek ekipi komberar U-17. Duke ju falenderuar per bashkepunimin, kerkoj mirekuptimin tuaj per shkeputjen e maredhenies. Edhe njehere ju falenderoj perzemersisht dhe ju uroj punë te mbarë e suksese te gjithe ekipeve Kombetare. Me respekt Ideal Lekiqi!
www.shkodrasport.com