Ecuria e ekipit Vllaznia U19 kete sezon nuk ka qene e mire, si pasoje edhe e faktit qe shume prej lojtareve luajne per here te pare sivjet sebashku. Ne fakt ne rradhet e ketij ekipi ka disa lojtare qe premtojne per te ardhmen, por ne sot do te ndalemi tek njeri prej tyre: Angjelo Radovani.

I datelindjes 7 prill 2001, ky lojtar duket se i ka te dhenat e mira dhe shpreson shume per te ardhmen. Ka qene nje nder elementet me te mire te Akademise Vllaznia keto vitet e fundit por ne fakt nje largim per disa kohe drejt Italise, i ka prishur jo pak pune.

Prej vitit te kaluar eshte rikthyer serish ne Shkoder dhe po mundohet te jape me te miren e tij ne çdo ndeshje, ndonese Vllaznia U19 ka qene ne krize rezultatesh ne ndeshjet e deritanishme.

Ka shenuar 3 gola deri tani, pikerisht ne takimet ndaj Partizanit, Termit dhe Shkendise se Durresit, por njekohesisht eshte ndihmuar te ndihmoje jo pak skuadren ne manovren sulmuese.

I gjate, ka avantazh lojen e mire ne ajer, por dhe teknik duke bere qe te jete nje sportist i formuar dhe jo me kot drejtuesit e Akademise, flasin fjale shume te mira per te. Madje, drejtori teknik i saj Alban Neziri pak kohe me pare gjate nje prononcimi te dhene per “Shkodra Sport” evidentoi faktin e “harreses” qe stafi i kombetares U19 kishte bere per kete lojtar duke mos e grumbulluar ne ndeshjet e fundit.
www.shkodrasport.com