Prej dy javesh ndodhet ne Shkoder dhe po vijon me shume deshire punen ne krye te Vllaznia U21. Trajneri anglez Dean Sibson diten e sotme ka qene i pranishem ne fushen sportive “Reshit Rusi” per te ndjekur edhe ndeshjet e Akademise Vllaznia.
Sibson ka nje eksperience te madhe ne futbollin e moshave si ne Angli, ashtu edhe ne Suedi e Finlande dhe si rrjedhoje, ka ndjekur me vemendje edhe moshat e Vllaznise.
Ai ne fakt ende nuk eshte prezantuar nga drejtuesit e klubit Vllaznia por me siguri qe kjo gje do te behet ditet e ardhshme, mbase ne prag te startit te kampionatit te 21 vjeçareve.
Ky kampionat ne fakt do te startoje pikerisht te merkuren e ardhshme dhe Vllaznia U21 do te luaje ndeshjen e pare ne transferte, pikerisht ne Fier ndaj Apolonise.
Sibson ka ardhur ne Shkoder sepse drejtuesit e klubit Vllaznia kane nder mend t’i kushtoje rendesi elementit te ri dhe per kete arsye, kane zgjedhur kete trajner per ta drejtuar ekipin e 21 vjeçareve./SHKODRA-SPORT.COM/