Një grua angleze e ka mbuluar trupin e saj me 20 tatuazhe të Jose Mourinhos. Ajo pranon se është e varur nga “Special One”. Vivien Bodycote, 59 vjeçe, thotë se i dridhen gjunjët kur me sy shikon foton e Mourinhos, të cilit ia ka kushtuar trupin e saj. Burri i Vivit, Toni, 76 vjeç, i cili u tërhoq nga puna e ndërtimit gjatë një dekade më parë, ka shpenzuar 800 paundë të pensionit për tatuazhet e fytyrës së Jose Mourinhos në të gjithë trupin e gruas së tij.
Viv tha: “Unë rrallë shkoj në qytet dhe nuk kthehem pa një tjetër tatuazh të Jose në trupin tim. Duhet të kem 20 tatuazhe prej tij, ai nuk është vetëm i veçantë, por edhe i vetmi. Për Mourinhon do të tradhtoja edhe burrin.
Ai është i mrekullueshëm dhe çdo herë që e hap gazetën dhe shoh foton e tij, bie në gjunjë. Çmimi i tatuazheve të mia ka ndryshuar. Gjithçka do të thosha se kap koston e 800 £”.
Burri i Viv nuk mund të jetë aq i çmendur pas Mourinhos, por është mëse i lumtur të paguajë për tatuazhet e gruas, sepse e bëjnë atë të lumtur. Tony tha: “Çfarëdo që të bëjë ajo mund të vazhdoj me të, nuk më intereson financimi i tatuazheve.
Ata kanë kushtuar shumë, por nuk e di saktësisht. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë interes për futbollin deri para disa vitesh, por mund të shkoj e ta shoh një ndeshje, për të përjetuar emocionet e turmës”.
Viv shtoi: “Sapo përfundoj tatuazhin e radhës, nis e mendoj për atë që vjen më pas. Tony paguan dhe më dërgon në sallën e tatuazheve, kështu që padyshim nuk kam problem me të. Ai është mahnitës për të mbështetur atë që bëj, sepse e di se disa njerëz nuk do ta pëlqejnë”./telesport/