Anglia ka fituar 2-0 ndaj Suedisë dhe për herë të parë që nga viti 1990 rikthehet në gjysmëfinalet e kampionatit botëror.
Në një ndeshje të dominuar në çdo aspekt “luanët” e Southgate hodhën kandidaturën për të fituar trofeun dhe treguan limitet e kundërshtarëve skandinavë.
Kur u mbush gjysmëore lojë, Anglia shënoi golin e e parë, të katërtin me goditje standarte në këtë botëror, duke i thyer suedezët pikërisht në pikën e tyre më të fortë, luftën në ajër. Harry Maguire kërceu më lart se të gjithë dhe e çoi topin në rrjetë.
Më pas, kur kronometri tregoi një orë lojë, anglezët shënuan golin e dytë, sërish me kokë, nga Delle Ali, i cili shfrytëzoi shumë mirë një krosim të mrekullueshëm nga Jesse Lingard.
Anglezët do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e përballjes së mbrëmjes Rusi-Kroaci.