Me gjithë respektin për një trajner që ka bërë shumë dhe ka fituar në Premier League, këta të fundit, klubet pjesëmarrëse kanë dale kundër projektit të iniciuar nga Arsene Wenger.

Si drejtues i FIFA-s, ai sugjeroi që Kupa Botës të luhet çdo dy vjet me kalendarin e kampionateve që do të ndryshonte tërësisht por në Angli nuk do të ndodhë.

Njëzet klubet e Premier League kundërshtuan njëzëri reformën e kalendarit ndërkombëtar të propozuar nga FIFA përtej vitit 2024 dhe që parashikon veçanërisht një Kupë Bote çdo dy vjet përmes një deklarate për shtyp këtë të enjte.

“Njëzet klubet e Premierligës kanë diskutuar procesin e reformimit të kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare pas vitit 2024 dhe janë njëzëri kundër propozimit të FIFA-s për një Kupë Bote dyvjeçare për meshkuj, si dhe çdo plan që përfshin një zgjatje të grumbullimit për ndeshjet ndërkombëtare”, ishte komunikata e kampionatit anglez./Ora News/.