Ditën e sotme janë luajtur ndeshje të tjera gjatë mbasdites, të vlefshme për raundin e parë të Nations League. Sfida mjaft interesante, ku kishte dhe shumë gola të shënuar.
Anglia nuk fali Irlandën duke e mposhtur pastër me rezultatin 2-0. Declan Rice dhe Jack Grealisht ishin autorët e golave, të cilët janë me origjinë irlandeze. Në krahun tjetër, Maqedonia barazoi 1-1 me Ishujt Faroe.
Përsa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë, Gjerogjia shpartalloi 4-1 Çekinë, duke krijuar një lloji frike të kuqezinjtë tanë, me të cilët do të përballen të martën në stadiumin “Air Albania”.
Në ndeshjet e tjera, Armenia fitoi 4-1 ndaj Letonisë, Ndërsa Malta u mposht në transfertë moldave, 2-0.