Anglia tashmë është gati për ndeshjen me Shqipërinë, që në ora 20:45 të premten do të luhet në “Uembli”. Në konferencë për shtyp, kjo një ditë përpara ndeshjes, trajneri i “tre luanëve”, Tomas Tuhel, ka theksuar se skuadra është ende nën tensionin e Europianit.

Dua të luajmë me emocion, uri dhe dëshirë për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e futbollit. Duhet të implementosh bashkimin dhe faktin që të gjithë të ndihen të sigurtë për të treguar veten dhe për të dhënë më të mirën. Luaj me dëshirë për të fituar dhe jo frikë për të humbur”

Ndërkohë gjermani i pankinës angleze ka kërkuar respekt për Shqipërinë

“Duhet të kemi respekt për Shqipërinë, për kualitetin dhe futbollin që tregon ky kundërshtar. Nuk jemi injorantë të themi që do diktojmë lojë dhe të tjerët do na ndjekin, çdokush do mundohet të gjejë zgjidhje kundër nesh”.