Anis Mehmeti është bërë sërish protagonist ditën e sotme me Bristol Cityn ndaj Hull City në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Championship.

Aktualisht po zhvillohet ky takim, ku sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë ndaj ekipit të miqve.

Mehmeti ishte mëse i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke e rikthyer në lojë Bristol Cityn, pasi ishin ndëshkuar në pjesën e parë.

Me golin e realizuar në ndeshjen e sotme, Mehmeti shkon në kuotën e 12 golave këtë sezon të Championship me fanellën e Bristol Cityt.